RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi: Arrestimi i ish-kryetarit të Parlamentit në Tunizi është shqetësues

turqi:-arrestimi-i-ish-kryetarit-te-parlamentit-ne-tunizi-eshte-shqetesues

Ministria e Jashtme e Turqisë ka deklaruar se janë të shqetësuar nga arrestimi i Rached Ghannouchi, Liderit të Lëvizjes Ennahda dhe ish-kryetarit të Parlamentit në Tunizi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se masa të tilla kundrejt politikanëve që përfaqësojnë segmente të ndryshme të shoqërisë, nuk mund të sigurojnë dobi për paqen shoqërore të Tunizisë.

“Ne besojmë se procesi i tranzicionit demokratik në Tunizi mund të jetë i suksesshëm nëse mund të kryhet mbi bazën e një konsensusi të gjerë që përfshin të gjitha segmentet e shoqërisë. Turqia ashtu si deri më sot edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të kontribuojë për paqen, prosperitetin edhe mirëqenien e Tunizisë mike dhe vëllazërore”, thuhet më tej në se deklaratën ku shprehen shqetësime lidhur me arrestimin e Ghannouchi.

Ghannouchi i cili u ndalua pas një bastisjeje të kryer në shtëpinë e tij nga forcat e sigurisë në kohën e iftarit më 17 prill, u arrestua sot në mëngjes nga gjykata tuniziane e shkallës së parë në të cilën ai u dërgua mbrëmë pas marrjes në pyetje në prokurori për 48 orë.

Related posts

Pasi fitoi azil politik në Spanjë, Parlamenti Evropian njeh González Urrutia si presidentin legjitim të Venezuelës

admin

Lajmet e fundit nga Pa’lestina, nuk ndalen vr’asjet edhe pas vendimit të GJND-së

RTI

Anija kozmike Boeing Starliner kthehet në Tokë, por pa astronautë. Nasa: Butch Wilmore dhe Suni Williams pritet të mbërrijnë në shkurt

admin