RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, fillon votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

turqi,-fillon-votimi-per-zgjedhjet-presidenciale-dhe-parlamentare

Miliona votues filluan të drejtohen drejt qendrave të votimit në Turqi, për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit, raporton Anadolu.

Rreth 60,7 milionë qytetarë turq janë regjistruar për të votuar në Turqi, kurse jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë që do të votojnë për herë të parë.

Gjithsej 191.884 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendit, të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës nga ora 08:00 deri në ora 17:00 sipas kohës lokale.

Çdo votues do të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, dhe kandidatit Sinan Oğan.

Muharrem İnce, një kandidat tjetër presidencial, u tërhoq nga gara të enjten, por sipas autoritetit zgjedhor të vendit, pavarësisht tërheqjes së tij në “minutën e fundit”, votat e hedhura për të do të pranohen si të vlefshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 6271.

Pavarësisht tërheqjes së tij nga gara presidenciale, partia e tij “Atdheu” mbetet në garë për ulëset në parlamentin prej 600 vendesh.

Mbi 30 parti politike dhe mbi 150 kandidatë të pavarur për deputetë do të garojnë në zgjedhje.

Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca Kombëtare, Aleanca ATA, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Unionit të Forcave Socialiste. /aa

Related posts

Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

rezart morina

Në Nigeri jetojnë 3,2 milionë persona të zhvendosur

admin

Heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe, Kurti i ashpër me BE-në: Vendim i padrejtë!

admin