RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

policia-arreston-nje-rus-ne-leposaviq,-kishte-hyre-ilegalisht-nga-serbia-ne-kosove

Policia e Kosovës ka arrestuar një rus ditën e premte në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52, transmeton Telegrafi.

“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Ndryshe, të premten Policia e Kosovës ka dërguar automjete të blinduara në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se dërgimi i automjeteve të blinduara është bërë për çështje të sigurisë.

Related posts

Dy të vdekur dhe 869 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë

admin

Medalistja e fundit e medaljes së artë të Olimpiadës së Parisit u lavdërua për veshjen e hixhabit në ceremoninë e mbylljes

Muhamet Ramadani

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mesazh urimi me rastin e Ramazanit – VIDEO

admin