RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi: Kandidati presidencial Kılıçdaroğlu voton në Ankara

turqi:-kandidati-presidencial-kilicdaroglu-voton-ne-ankara

Kandidati presidencial i Aleancës Kombëtare dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu votoi në Ankara për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që mbahen në Turqi, raporton Anadolu.

Kılıçdaroğlu, bashkë me bashkëshorten e tij Selvi Kılıçdaroğlu, kryetarin e Bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavaş dhe kryetarin e Bashkisë Çankaya, Alper Taşdelen mbërriti për të votuar në shkollën “Arjantin” në lagjen Çukurambar.

Kılıçdaroğlu dhe bashkëshortja e tij Selvi Kılıçdaroğlu u mirëpritën nga të pranishmit dhe më pas votuan në kutinë e votimit me nr. 4221.

Pas votimit në një deklaratë për gazetarët, Kılıçdaroğlu falënderoi, shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë votuesit që u janë drejtuar kutive të votimit për të votuar.

“Të gjithëve na ka marrë malli për demokracinë. Na ka munguar shumë të jemi bashkë. Të gjithëve na ka marrë malli të përqafojmë. Pas kësaj do ta shihni, shpresoj që në këtë vend do të vijnë pranvera dhe pranverat do të vazhdojnë gjithmonë”, tha Kılıçdaroğlu.

Related posts

Rama për shtetin e bektashinjve: Ka ardhur koha të vihet në jetë

RTI

Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike

rezart morina

Pagat në arsim, ja shifrat me koeficientin e ri

admin