RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike

mbi-16-mije-familje-kane-aplikuar-per-subvencionim-te-faturave-te-energjise-elektrike

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike. Ndërsa ka inkurajuar të gjitha familjet të cilat kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar që të aplikojnë.

“Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike. Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formularin: Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar. Në veçanti, inkurajohen që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje”, ka shkruar Murati në Facebook.

Related posts

Aktakuzë kundër dy serbëve për krime të lufte në Kosovë

Muhamet Ramadani

Ukraina bën bilancin: Mbi 500.000 trupa ruse u vranë dhe plagosën që kur nisi lufta

admin

Publikohet draft-statuti i Asociacionit nga FES: Flamur të veçantë, Kuvend, Kryetar…

Muhamet Ramadani