RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, mblidhen ndihma për të prekurit e tërmetit, njerëzit presin në radhë për të dhuruar gjak

turqi,-mblidhen-ndihma-per-te-prekurit-e-termetit,-njerezit-presin-ne-radhe-per-te-dhuruar-gjak

Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën sot jugun e Turqisë, në të gjithë vendin ka nisur mbledhja e ndihmave për banorët e rajoneve të prekura nga tërmeti si dhe fushatat e dhurimit të gjakut për të lënduarit, raporton Anadolu.

Në qytetet anembanë Turqisë, organizatat humanitare dhe shoqatat qytetare nisën fushata për mbledhjen e ndihmave për banorët e Kahramanmaraş-it dhe qyteteve përreth, të cilat janë dëmtuar më rëndë nga tërmetet.

Në Erzurum, Kutahya, Agri, Kirsehir, Van, si dhe në qytete të tjera të shumta shihen radhë të gjata përpara qendrave të Gjysmëhënës së Kuqe për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në tërmetin shkatërrues që goditi mëngjesin e sotëm pjesën jugore të Turqisë- mbi 1.000 persona humbën jetën ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

AFAD më pas rishikoi magnitudën e tërmetit të mëngjesit të sotëm nga 7.4 në 7.7 ballë të shkallës së Rihterit.

Epiqendra e tërmetit të mëngjesit të sotëm u regjistrua në qarkun Pazarcik në Kahramanmaraş të Turqisë, e pasuar nga 50 pasgoditje, më e forta prej të cilave ishte 6.6 ballë të shkallës Rihter. Gjithashtu nga tërmeti janë goditur edhe provincat Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Related posts

Zelenskyy kërkon më shumë presion mbi Rusinë për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Irfan Jahiu

Plagosen rëndë një oficer izraelit dhe një ushtar në jug të Libanit

Hevzi

Inkursioni i trupave ukrainase në Kursk, Rusia raporton për një sulm “masiv” me dronë në një bazë ajrore! Nis evakuimi i banorëve

admin