RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, me një ceremoni përcillet “treni i mirësisë” me ndihma për Pakistanin

turqi,-me-nje-ceremoni-percillet-“treni-i-miresise”-me-ndihma-per-pakistanin

Nga Ankaraja u nis drejt Pakistanit të prekur nga përmbytjet “treni i mirësisë” i cili transporton produkte të ndihmës humanitare të përgatitur me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile të mbledhura nën koordinimin e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), raporton Anadolu Agency (AA).

Në stacionin historik të trenit në Ankara u mbajt një ceremoni për “trenin e mirësisë”, trenin e parë që dërgohet në Pakistan dhe i cili transporton produkte ushqimore, veshje dhe produkte shëndetësore.

Në ceremoni morën pjesë kreu i AFAD-it, Yunus Sezer, drejtori i Përgjithshëm i Transportit Hekurudhor (TCDD), Ufuk Yalçın, ambasadori i Pakistanit në Ankara, Muhammad Syrus Sajjad Qazi dhe përfaqësues të OJQ-ve.

Sezer tha se populli i Pakistanit po përjeton momente të vështira për shkak të fatkeqësisë së përmbytjes në të cilën kanë humbur jetën mbi një mijë njerëz dhe se miliona të tjerë janë prekur.

“Turqia ka marrë vendim të dërgojë ndihmë për shkak të kostos në rritje nga fatkeqësia e përmbytjes”, tha Sezer, duke shtuar se me Pakistanin është formuar ura e zemrës dhe se kanë dërguar ndihma me rrugë ajrore dhe hekurudhore.

Sezer deklaroi se ekipet e AFAD dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile ndodhen në Pakistan dhe synojnë të dërgojnë në rajon 10 mijë çadra. “Këtu ndodhen 3 mijë çadra, ushqime dhe produkte humanitare. Numri i çadrave që do dërgohen në Pakistan do të arrijë në 5.200 bashkë me 3 mijë çadrat që do dërgojmë sot dhe çadrat që kemi dërguar me rrugë ajrore dhe ato që kemi siguruar në vend”, shtoi Sezer.

– Treni me ndihma u dërgua me lutje

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Hekurudhor (TCDD), Ufuk Yalçın, theksoi se i ndiejnë në zemër dhimbjet e pakistanezëve të cilët kanë humbur jetën, janë plagosur dhe zhvendosur në fatkeqësinë e përmbytjeve.

Yalçın shtoi se produktet e ndihmës së përgatitur me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile janë ofruar në ndihmë të atyre që janë prekur nga përmbytjet.

Ambasadori i Pakistanit në Ankara, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, ka shprehur falënderimet ndaj Turqisë për ndihmat.

Duke theksuar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Pakistanit nuk janë vetëm mes shteteve, por në të njëjtën kohë edhe mes popujve, Qazi tha se “Turqia ka qenë gjithmonë vendi i parë që ka rendur për ndihmë pranë nesh”.

Pas lutjeve të kryera “treni i mirësisë” u përcoll drejt Pakistanit.

Related posts

Kurti tregon se çfarë përfitojnë familjet që investojnë në energji efiçiente

rezart morina

Norvegji, kompanive u kërkohet që të paktën 40 për qind e anëtarëve të bordit të jenë femra

rezart morina

Punëtorët nga India, Nepali, Bangladeshi vërshojnë Kosovën

admin