RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, rihapen të gjitha rrugët kryesore për qarkullim pas tërmetit

turqi,-rihapen-te-gjitha-rruget-kryesore-per-qarkullim-pas-termetit

Të gjitha rrugët kryesore në Turqi janë rihapur për trafik, njoftuan sot autoritetet, ndërsa vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në pjesët jugore të vendit që u goditën nga dy tërmete të fuqishme të hënën, raporton Anadolu.

“Nuk ka rrugë të mbyllura për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Autostradave.

Autoritetet thanë se ekipet e tyre vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë kohës në të gjithë vendin për të siguruar qarkullim të pandërprerë të trafikut dhe ofrim të ndihmës.

Të paktën 8.574 persona humbën jetën dhe 49.133 të tjerë u plagosën pas dy tërmeteve të fuqishme që pjesën jugore të Turqisë.

Si pasojë e tërmetit në Sirinë fqinje, të paktën 2.530 persona humbën jetën ndërsa 4.645 të tjerë u plagosën.

Related posts

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit

Muhamet Ramadani

Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Muhamet Ramadani

KQZ-ja ka certifikuar 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble në veri, pret aplikime tjera

Muhamet Ramadani