RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, roboti pa pilot që shpëton jetë nga mbytja në brigjet e Antalya-s

turqi,-roboti-pa-pilot-qe-shpeton-jete-nga-mbytja-ne-brigjet-e-antalya-s

Një person i cili kishte vështirësi për t’u kthyer në breg teksa po notonte në plazhin Konyaaltı të Antalya-s në Turqi u shpëtua nga roboti pa pilot që shpëton jetë, raporton Anadolu.

Osman Furkan Çetin, i cili shpëton jetë si roje plazhi në bregdetin Konyaaltı, dalloi një person i cili ndodhej rreth 100 metra nga bregu dhe i cili kërkonte ndihmë me duar.

Për të shpëtuar personin i cili kishte vështirësi të kthehej në breg për shkak të erës, Çetin, vendosi në ujë robotin jetë-shpëtues të emërtuar “Fasty”.

Roboti i drejtuar me telekomandë nga Çetin, afroi në breg personin i cili u mbajt pas tij dhe për të cilin u mësua se ishte me aftësi të kufizuara të dëgjimit.

Momentet kur roboti nxori në breg personin me probleme dëgjimi u filmua nga ekipi i AA-së.

Roja i plazhit, Çetin tha për AA se këtë detyrë e kryen në plazhin Konyaaltı prej 4 vitesh.

“Vitin e kaluar kemi arritur të shpëtojmë mbi 10 persona me robotin jetë-shpëtues. Kemi bërë shpëtimin e parë të këtij viti. Nga deti ngriti dorën dhe kërkoi ndihmë. E mësova më pas se personi kishte kufizim të dëgjimit (i shurdhër). Ndodhej në det të hapur dhe kishte vështirësi të kthehej. E shpëtuam atë duke komanduar robotin”, tha Çetin.

Ai theksoi se roboti mund të kryejë manovrime të shpejta dhe peshon 14 kilogram. “Ka distancë (rreze) 800 metra. Mund të arrijë brenda sekondave tek qytetarët që kanë rrezik të mbyten. Me robotin që drejtohet pa pilot (me telekomandë) dhe që është jetë-shpëtues, mund të arrihet në një kohë të shkurtër pranë personit që ndodhet në rrezik mbytjeje”, u shpreh Çetin.

Related posts

Ministri i Jashtëm britanik: Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin

admin

KS-OKB thirrje anëtarëve për distancim nga veprimet që minojnë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm

RTI

Mbi 1 milion euro investime – përurohen renovimet në Klinikën e Urologjisë

RTI