RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, shpëtohen 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga njësitë greke

turqi,-shpetohen-80-emigrante-te-parregullt-te-shtyre-prapa-nga-njesite-greke

Në brigjet e zonës Ayvalık në qytetin Çanakkale të Turqisë, u shpëtuan 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa në ujërat turke nga njësitë bregdetare të Greqisë, transmeton Anadolu.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke për zonën e Egjeut verior, identifikoi se në 2 gomone në brigjet e zonës Ayvalık në Egjeun e Veriut ndodheshin emigrantë të parregullt.

Anija e rojës bregdetare “TCSG-6” e cila u drejtua në rajon, shpëtoi emigrantët e parregullt me origjinë afgane të cilët ishin shtyrë prapa në ujërat turke nga njësitë bregdetare të Greqisë.

Bëhet e ditur se 80 personat e dërguar në breg, pas procedurave u dërguan në Qendrën e Rikthimit për të Huajt në Ayvacık.

Related posts

Netanyahu: Rënia e regjimit iranian është e mundur, do të sillte shembjen e aleatëve të Teheranit në rajon

admin

Lufta me Izraelit dhe Gazës, Blinken: ‘Moment vendimtar’ për arritjen e marrëveshjes për armëpushim

admin

Kryediplomati amerikan Blinken takoi presidentin palestinez në Ramallah

Muhamet Ramadani