Një familje 5 anëtarëshe u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në Iskenderun të provincën Hatay, 80 orë pas tërmetit që goditi provincat jugore të Turqisë të hënën, raporton Anadolu.
Personeli i ekipeve të shpëtimit me përpjekje të mundimshme arritën t’i nxjerrin nga rrënojat, fillimisht nënën Vefa Aburas nga Siria dhe më pas fëmijët Zehra (12), Ahmed (9) dhe Vasim (6), dhe në fund burrin e saj Hasan.
Anëtarët e familjes 5 anëtarëshe u bartën me barela në ambulancë dhe u dërguan në spital nën duartrokitjet e turmës.