RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: 34 vendbanimet e reja izraelite në Bregun Perëndimor përbëjnë “shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare”

turqia:-34-vendbanimet-e-reja-izraelite-ne-bregun-perendimor-perbejne-“shkelje-serioze-te-se-drejtes-nderkombetare”

Turqia ka kritikuar miratimin nga Izraeli të 34 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, duke e cilësuar atë si “shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së”, transmeton Anadolu.

“Miratimi nga qeveria e Netanyahut për krijimin e 34 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor përbën shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Duke theksuar se Tel Avivi po minon zgjidhjen me dy shtete dhe po thellon politikat izraelite të okupimit, ministri turke i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime “përballë këtyre nismave të paligjshme”.

Më herët gjatë ditës, kanali izraelit Channel 24 raportoi se kabineti i sigurisë kishte miratuar “fshehurazi” krijimin e 34 vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë një mbledhjeje të fundit.

Transmetuesi izraelit nuk specifikoi datën e saktë të vendimit, por tha se ai u mor gjatë fushatës ushtarake SHBA-Izrael kundër Iranit që filloi më 28 shkurt.

“Kabineti i sigurisë miratoi fshehurazi ndërtimin e 34 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, një numër rekord i miratuar në një vendim të vetëm gjatë fushatës kundër Iranit”, tha transmetuesi.

Sipas raportit, vendndodhjet e miratuara përfshijnë zona brenda lagjeve palestineze në veri të Bregut Perëndimor dhe zona të largëta që rrallë arrihen nga forcat izraelite.

“Kjo është numri më i madh i vendbanimeve të miratuara ndonjëherë në një mbledhje të vetme të kabinetit”, shtoi ai.

Sipas raportit, numri total i vendbanimeve të paligjshme të miratuara nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu që nga ardhja në pushtet në fund të vitit 2022 ka arritur në 103.

Related posts

Analiza/ Pafuqia e Marrëveshjes së Ohrit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

admin

Bie nga ndërtesa, humb jetën punëtori në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Muhamet Ramadani