RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon ashpër su’lmin e Iz’raelit ndaj civilëve në “zonën humanitare” në Ga’za

turqia-denon-ashper-su’lmin-e-iz’raelit-ndaj-civileve-ne-“zonen-humanitare”-ne-ga’za

Lidhur me sulmin e ushtrisë izraelite ndaj tendave ku qëndrojnë palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, transmeton Anadolu.

“Dënojmë ashpër sulmin e ri të Izraelit ndaj tendave me civilë në ‘zonën humanitare’ në Khan Younis dhe masakrën ndaj dhjetëra palestinezëve. Qeveria gjenocidale e Benjamin Netanyahut i shtoi një të re krimeve të luftës që ajo ka kryer. Ata që kryejnë këto krime do të japin llogari patjetër përpara ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratën e ministrisë thuhet se “Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë marshimeve për drejtësi dhe liri të palestinezëve”. Në sulmin e kryer nga ushtria izraelite ndaj tendave të të zhvendosurve në Gaza humbën jetën të paktën 40 palestinezë.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë kryen 3 sulme raketore ndaj tendave të të zhvendosurve në zonën Al-Mawasi në perëndim të Khan Younis, për të cilën pretendohet se “është e sigurt”.

Related posts

Osmani e pret në takim ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar

rezart morina

Akuzohet për mashtrime bankare, miliarderja vietnameze përballet me dënimin me vdekje

admin

Biden: Mbështetja e SHBA-së për Izraelin varet nga mbrojtja e civilëve

admin