RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon fuqishëm përsëritjen e sulmit ndaj Kur’anit dhe flamurit turk në Danimarkë

turqia-denon-fuqishem-perseritjen-e-sulmit-ndaj-kur’anit-dhe-flamurit-turk-ne-danimarke

Turqia dënoi fuqishëm përsëritjen e “sulmit të poshtër” ndaj librit të shenjtë musliman, Kur’anit, si dhe ndaj flamurit turk në Danimarkë, raporton Anadolu.

“Është e papranueshme të lejohen këto sulme të poshtra nën maskën e lirisë së shprehjes”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Turqisë, duke theksuar se akti u lejua pavarësisht disa paralajmërimeve nga Ankaraja.

Në deklaratë thuhet se ambasadori danez Danny Annan u thirr në ministri dhe iu përcoll qëndrimi i Turqisë për këtë çështje.

Nga ministria theksojnë se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj, si në platforma multilaterale, ashtu edhe në nivel dypalësh, kundër “sulmeve të tilla të poshtra” dhe “krimeve të urrejtjes”.

Në deklaratë thuhet incidentet e këtilla janë shembuj të rritjes alarmante të islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropë.

Ministria i bëri thirrje Danimarkës për “qëndrimin e saj të pandjeshëm në lidhje me këtë çështje” dhe për injorimin e ndjenjave të muslimanëve në mbarë botën.

Muajt e fundit janë parë disa akte të djegies së Kur’anit, ose përpjekje për ta bërë këtë, nga figura apo grupe islamofobike në Evropën veriore dhe në vendet nordike.

Related posts

Shumica e qytetarëve të BE-së mendojnë që gjërat po përkeqësohen në vendet e tyre

admin

Bota shënon rekord të ri të ditës më të nxehtë ndonjëherë

rezart morina

U gjet nga fëmijët të cilët nisën të luanin me të, shpërthen mina e vjetër tokësore në Afganistan, nëntë të vrarë

admin