RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj misionit diplomatik iranian në Damask

turqia-denon-sulmin-izraelit-ndaj-misionit-diplomatik-iranian-ne-damask

Turqia ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj misionit diplomatik iranian në kryeqytetin sirian Damask, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë sulmin izraelit ndaj ambasadës iraniane në Damask. Veprimi i Izraelit shton shkeljet e fundit të ligjit ndërkombëtar. Ne jemi të shqetësuar se ky veprim mund të përshkallëzohet në një konflikt që prek të gjithë rajonin”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Ministria turke u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me “mendje të shëndoshë dhe përmbajtje dhe t’i binden ligjit ndërkombëtar”.

Të paktën 11 persona, përfshirë tre nga Siria dhe një shtetas libanez, u vranë në sulmin e të hënës në konsullatën iraniane në Damask.

Midis të vrarëve ishin dy gjeneralë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Reza Zahedi dhe zëvendësi i tij, gjeneral Mohammad Hadi Haji Rahimi, së bashku me pesë këshilltarë të tjerë ushtarakë të IRGC-së.

Misioni iranian në OKB e quajti sulmin ajror izraelit ndaj konsullatës në Damask një “akt frikacak terrorist” dhe një “shkelje të hapur të Kartës së OKB-së”, si dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të dënojë sulmin dhe të marrë masa.

Sulmi erdhi në mes të ofensivës disamujore të Izraelit në Rripin e Gazës, që ka vrarë rreth 33 mijë palestinezë, me shumë vende

Related posts

Escobar të martën do të raportojë para Kongresit amerikan për situatën në Kosovë

rezart morina

Shokuese/ Gjendet fetusi i ngrirë në frigorifer në banesën e çiftit, si u zbulua ngjarja m*kabre

admin

Tre vite pas shpërthimit katastrofik të Bejrutit, ende asnjë përgjegjës

rezart morina