RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës

turqia-denon-sulmin-ndaj-policise-ne-veri-te-kosoves

Ministria e Jashtme e Turqisë, ka dënuar sulmin në veri të Kosovës nga një grup i armatosur, në të cilin ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, transmeton Anadolu.

“E dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi në vdekjen e një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Tanju Bilgiç, në një deklaratë në përgjigje ndaj një pyetjeje në lidhje me zhvillimet e sotme.

“Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, ka shtuar Bilgiç.

“Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të evitojnë dhunën. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”, thuhet në deklaratë.

Rreth orës 3:00 të mëngjesit, në Banjskë të Zveçanit, të banuar me shumicë serbe, një zyrtar policor mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj njësitit policor në veri. Pas sulmit ndaj tyre u bë e ditur se zyrtari policor i vrarë ka qenë polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sulmet ndaj zyrtarëve policorë në dhe rreth Manastirit në Banjskë të Zveçanit po vazhdojnë ende nga rreth 30 persona të armatosur rëndë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar tre sulmues të vrarë deri më tani.

Related posts

Australia dërgon ekipin e kërkimit-shpëtimit, Zelanda e Re dhuron më shumë para

rezart morina

Përfundon takimi ndërmjet Escobar dhe liderëve opozitarë, asnjë koment nga palët

admin

Inagurohet projekti „Diaspora“ në Thumanë të Shqipërisë

admin