Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar bllokadën e Gazës nga Izraeli, duke thënë se ndërprerja e energjisë elektrike dhe ujit është kundër ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
Erdogan denoi gjithashtu planet e SHBA për të dërguar një aeroplanmbajtëse në rajon duke sugjeruar se vendosja mund të çojë në “masakra”.
“Çfarë po bën aeroplanmbajtësja amerikane në Izrael? Çfarë po vjen për të bërë? Ajo do të rrëzojë Gazën duke goditur zonat përreth dhe do të fillojë të kryejë masakra të rënda”, tha Erdogan. /mesazhi