RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon “veprimin provokues” të ministrit izraelit kundër Xhamisë Al-Aksa

turqia-denon-“veprimin-provokues”-te-ministrit-izraelit-kunder-xhamise-al-aksa

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Turqisë dënoi “veprimet provokuese të ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir kundër Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi të shqetësuar dhe dënojmë veprimin provokues të ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir kundër Xhamisë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite”, thuhet në një deklaratë të MPJ-së turke.

Ministri i ekstremit të djathtë hyri në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa më herët gjatë ditës, një ditë pasi njoftoi se po e shtynte vizitën për shkak të paralajmërimeve për trazira.

Në deklaratë, Ankaraja i bën thirrje Izraelit të “veprojë me përgjegjësi për të parandaluar provokime të tilla që do të cenonin statusin dhe shenjtërinë e objekteve fetare në Kuds dhe do të shkaktonin përshkallëzim në rajon”.

Vizita e ministrit Ben-Gvir u dënua gjerësisht nga palestinezët si një “provokim i paprecedentë”.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, e quajnë këtë zonë si Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Ben-Gvir ka pikëpamje të ekstremit të djathtë për palestinezët dhe ka bërë thirrje për zhvendosjen e tyre. Ai u është bashkangjitur vazhdimisht kolonëve izraelitë në sulmin ndaj kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Politikani i ekstremit të djathtë gjithashtu shkaktoi valën e tensioneve në qytetin e pushtuar pasi hapi një zyrë në lagjen Sheikh Jarrah.

Nëntorin e kaluar, në një audio të publikuar përmes rrjedhës së informatave, presidenti izraelit Isaac Herzog paralajmëroi se “e gjithë bota është e shqetësuar” për pikëpamjet ekstremiste të politikanit Ben-Gvir.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneks

Related posts

Kërkon të mbajë larg virusin e lisë së majmunit, Kina forcon kontrollet kufitare

admin

Zgjedhjet e BE-së/ I bashkohen Holandës, rritje e konsiderueshme e së djathtës ekstreme edhe në Gjermani e Austri

admin

Papa Françesku kundër dënimit me vdekje: Nuk jep drejtësi, është helm për shoqërinë

admin