RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje në fusha të ndryshme

turqia-dhe-arabia-saudite-nenshkruajne-marreveshje-ne-fusha-te-ndryshme

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruan të hënën një seri marrëveshjesh që përfshijnë investimet, industrinë e mbrojtjes, energjinë dhe komunikimet, raporton Anadolu.

Marrëveshjet u nënshkruan pas takimeve të delegacionit të udhëhequr nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman në qytetin e Xhides.

Presidenti Erdoğan më herët pati një takim me princin e kurorës pas dyerve të mbyllura në Pallatin Mbretëror Al-Salam.

Udhëheqësi turk mbërriti të hënën në Arabinë Saudite si pjesë e një turneu treditor të Gjirit për të forcuar lidhjet.

Në pjesën e parë të udhëtimit të tij, ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan al-Saud dhe zyrtarë të tjerë pritën Erdoğanin në aeroportin e Xhides.

Presidenti po shoqërohet nga anëtarë të kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë turq.

Pas Arabisë Saudite, Erdoğan do të vizitojë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Related posts

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë në një bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar

Muhamet Ramadani

Pushtuesi izraelit pështyn në hyrje të manastirit të krishterë në Kudsin Lindor të okupuar

Irfan Jahiu

Televizioni iranian publikon pamjet, pretendon se janë mbetjet e avionëve amerikanë të rrëzuar

admin