RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Rusia nënshkruajnë memorandum për të siguruar furnizimet me plehra minerale

turqia-dhe-rusia-nenshkruajne-memorandum-per-te-siguruar-furnizimet-me-plehra-minerale

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, ka bërë të ditur se Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për furnizimin me plehra minerale, me qëllim forcimin e qasjes së Turqisë në plehra dhe lëndët e para përkatëse, transmeton Anadolu.

“Po rrisim diversitetin e burimeve tona përballë rreziqeve të mundshme për furnizimin me plehra, të shkaktuara nga luftërat dhe konfliktet në rajonin tonë”, tha Yumakli në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Ministri turk theksoi se memorandumi i mirëkuptimit me Rusinë do të sigurojë më tej furnizimet e Turqisë me plehra dhe lëndë të para për prodhimin e tyre.

Yumakli tha se Turqia po ndërmerr hapa strategjik për të siguruar qasje të pandërprerë dhe të qëndrueshme të fermerëve në inputet bujqësore, në përputhje me objektivat e planifikuara të prodhimit të vendit.

Ai shtoi se marrëveshja do të mbështesë prodhimin bujqësor dhe do të kontribuojë në furnizimin e pandërprerë të tregut me produkte.

Related posts

Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

admin

Telefonatë midis presidentit iranian dhe princit saudit të kurorës, diskutohet situata në Palestinë

Muhamet Ramadani

Zelensky kërkon përshpejtim të ndihmës ushtarake për Ukrainën

admin