RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Siria diskutojnë bashkëpunimin mediatik dhe stabilitetin rajonal

turqia-dhe-siria-diskutojne-bashkepunimin-mediatik-dhe-stabilitetin-rajonal

Drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran, është takuar në Ankara me ministrin sirian të Informacionit, Hamza al-Mustafa, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në komunikimin strategjik, transmeton Anadolu.

Takimi u zhvillua pas panelit me titull “Roli i Turqisë si Paqeruajtëse në Zonat e Konfliktit nga Perspektiva e Medias”, i organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Në një deklaratë të shpërndarë në platformën turke NSosyal, Duran u shpreh i kënaqur që priti ministrin sirian në këtë aktivitet dhe theksoi se bisedimet u përqendruan në gjendjen aktuale dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Sirisë.

“Të dyja palët shkëmbyen pikëpamje mbi rëndësinë e ruajtjes së komunikimit dhe kanaleve diplomatike për të ndihmuar në vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, tha Duran.

Sipas deklaratës, palët theksuan gjithashtu përgjegjësinë e medias në situata konflikti dhe theksuan nevojën për një mirëkuptim të përbashkët në mbrojtje të së vërtetës.

Duran bëri të ditur se të dyja palët rikonfirmuan vullnetin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në komunikimin strategjik, diplomacinë publike dhe përpjekjet kundër dezinformimit.

Ai shtoi se, nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan, Turqia vazhdon angazhimin për paqe të qëndrueshme, drejtësi dhe stabilitet në rajon, ndërsa Drejtoria e Komunikimeve mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së së vërtetës dhe garantimit të informimit të saktë për publikun.

Related posts

Incidenti me fluturimin e linjës së Singapore Airlines/ Çfarë i shkakton turbulencat e ajrit dhe sa të shqetësuar duhet të jenë pasagjerët?

admin

Drejtori i CIA-s paralajmëron: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse…

admin

18-vjeçari u rrah për vdekje me shufër metalike, ngrihet akuzë ndaj 2 të rinjve (Emrat)

admin