RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia e gatshme të ndërmjetësojë për armëpushim në rajon

turqia-e-gatshme-te-ndermjetesoje-per-armepushim-ne-rajon

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Musa Kulaklikaya, ka deklaruar se Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë për arritjen e një armëpushimi në rajon.

Në një intervistë për Al Jazeera, ai tha se Ankaraja ka qenë e përfshirë si në raundin e fundit të bisedimeve bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit, ashtu edhe në ato të vitit të kaluar. Sipas tij, të dyja raundet u ndërprenë si pasojë e sulmeve amerikane dhe izraelite.

Kulaklikaya theksoi se, ndryshe nga lufta 12-ditore e vitit 2025, këtë herë përplasjet po shtrihen në të gjithë rajonin dhe rrezikojnë të përshkallëzohen në nivele shumë serioze, duke vënë në rrezik sigurinë dhe prosperitetin rajonal dhe global.

“Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë me të gjitha palët”, tha ai, duke shtuar se Turqia synon të shmangë një krizë sigurie dhe ekonomike që mund të nxisë valë të reja migrimi masiv. /mesazhi

Related posts

Nga errësira në dritë: si ia ndryshoi Islami jetën kësaj holandezeje

admin

Rama “ngatërron” Kuranin me Talmudin

RTI

Sulme të reja izraelite në Liban, 9 të vrarë dhe 47 të plagosur

Muhamet Ramadani