RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Është përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar të ndalojë sulmet kundër civilëve në Gaza

turqia:-eshte-pergjegjesi-e-komunitetit-nderkombetar-te-ndaloje-sulmet-kunder-civileve-ne-gaza

Është përgjegjësi kolektive e komunitetit ndërkombëtar të ndalojë sulmet kundër civilëve të pafajshëm në Gaza dhe t’i japë fund pushtimit të territorit palestinez, tha sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë, transmeton Anadolu.

Turqia do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje në këtë drejtim, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të udhëhequr nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Herët a vonë Izraeli do të duhet të përballet me pasojat e krimeve çnjerëzore që kreu në Gaza, thuhet në deklaratë.

“Për qeverinë izraelite dhe aktorët që mbështetën masakrën; Është rikujtuar se nëse këto akte të urryera nuk marrin fund menjëherë, ato mund të shkaktojnë një spirale dhune, efektet e së cilës do të zgjasin me breza dhe mund të përhapen jashtë rajonit”, shtoi Këshilli.

Këshilli tha se një paqe e qëndrueshme mund të jetë e mundur nëpërmjet krijimit të një shteti të pavarur dhe sovran palestinez, me Kudsin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967.

Related posts

Masa të rrepta sigurie në New York përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së – VIDEO

Muhamet Ramadani

Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

admin

Shefi i diplomacisë turke dhe ai i NATO-s diskutojnë ringjalljen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

Muhamet Ramadani