RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Gjithmonë do të ketë gazetarë që do të mbajnë hapur korridorin e komunikimit nga Ga’za dhe Libani

turqia:-gjithmone-do-te-kete-gazetare-qe-do-te-mbajne-hapur-korridorin-e-komunikimit-nga-ga’za-dhe-libani

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun tha se “Çfarëdo që të bëjë vrasësi Izraeli, do të ketë gjithmonë gazetarë që do të mbajnë hapur korridorin e komunikimit nga Gaza dhe Libani”, transmeton Anadolu.

Në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Altun tha se gazetarët që i treguan botës për masakrat në Gaza dhe Liban ishin në shënjestër jo vetëm nga forcat izraelite të sigurisë, por edhe nga pushtuesit izraelitë me pamje civile.

Duke theksuar se një pushtues izraelit që ngacmonte ekipin e TRT News në transmetim të drejtpërdrejtë dhe u përpoq të ndalonte transmetimin ishte shembulli i fundit i këtij kërcënimi, Altun tha:

“Fakti që policia izraelite ndaloi jo provokatorin, por punonjësit e TRT-së dhe nisi një hetim, tregon edhe një herë se Izraeli po kalon një furi totale. Çfarëdo që të bëjë vrasësi Izraeli, do të ketë gjithmonë gazetarë që do të mbajnë hapur korridorin e komunikimit nga Gaza dhe Libani”.

Related posts

Trump njofton Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë “përfunduar”

Muhamet Ramadani

Kurti flet sot për takimin në Bruksel

admin

Kapiteni i kombëtares iraniane kritikon FIFA-n për garë “të padrejtë”, e quan Kupën e Botës një “katastrofë”

Irfan Jahiu