RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia i ofroi ndihmë Greqisë në përballimin e zjarrit masiv afër Athinës

turqia-i-ofroi-ndihme-greqise-ne-perballimin-e-zjarrit-masiv-afer-athines

Turqia i ofroi ndihmë Greqinë në përballimin e një zjarri masiv që po përhapet në zonat pranë Athinës, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i ka përcjellë Athinës mesazhin se Ankaraja është e gatshme të ndihmojë Greqinë si pjesë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Pala greke tha se do të vlerësojë ofertën dhe do të kërkojë mbështetje nga Turqia nëse është e nevojshme.

Burimet shtuan se Turqia i ofroi ndihmë Greqisë pasi nuk ka zjarr të madh aktualisht në vend.

Zjarri që shpërtheu të dielën pasdite në zonën e Varnavas, u zgjerua shpejt, duke krijuar një front zjarri prej mbi 30 kilometrash, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ERT.

Zjarri, aktualisht i ndezur në tre fronte kryesore, shkaktoi tashmë urdhra të evakuimit të lëshuara për dhjetëra vendbanime.

Një spital për fëmijë dhe një spital ushtarak, si dhe të paktën dy manastire, janë evakuuar gjithashtu.

Related posts

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë

admin

I dyshuar për vrasjen e një 14-vjeçareje, prokuroria ngre zyrtarisht akuza ndaj këngëtarit “D4vd”: Krim brutal dhe i tmerrshëm

admin

BE-ja do të vazhdojë të pranojë refugjatë ukrainas të paktën deri në mars 2024

admin