RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia kërkon mbështetje nga aleatët e NATO-s në luftën kundër grupeve terroriste

turqia-kerkon-mbeshtetje-nga-aleatet-e-nato-s-ne-luften-kunder-grupeve-terroriste

Pas një takimi nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Këshilli i SIgurisë Kombëtare tha se Turqia “ka përmbushur plotësisht dhe sinqerisht” detyrimet e saj në aleancë dhe se ajo pret të njëjtën gjë nga anëtarët e tjerë

Turqia u kërkon aleatëve të saj të NATO-s që të japin mbështetjen e tyre në luftën kundër organizatave terroriste, përfshirë PKK-në dhe Organizatën Terroriste FETO, derisa ato të eliminohen plotësisht, tha sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë pas seancës treorëshe, e cila u mbajt në kryeqytetin Ankara nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Këshilli tha se Turqia “ka përmbushur plotësisht dhe sinqerisht” detyrimet e saj në aleancë dhe se ajo pret të njëjtën gjë nga anëtarët e tjerë.

Duke nënvizuar vendosmërinë e Ankarasë për të vazhduar luftën kundër FETO-s derisa të eliminohet plotësisht, deklarata tha se Turqia është e gatshme të luftojë të gjitha llojet e rrezikut për “unitetin dhe vazhdimësinë e saj kombëtare”, duke përfshirë organizatën terroriste PKK dhe degët e saj, si dhe FETO-n, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Deklarata iu referua samitit të NATO-s në kryeqytetin spanjoll Madrid muajin e kaluar për të diskutuar aplikimin zyrtar të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën transatlantike, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Turqia kishte shprehur kundërshtime ndaj aplikimeve për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste.

Një marrëveshje trepalëshe e nënshkruar midis vendeve në qershor përcakton se Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për YPG-në, degën siriane të PKK-së, as për Organizatën Terroriste FETO, grupin që qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 Türkiye, duke theksuar se Ankaraja i jep mbështetje të plotë Finlandës dhe Suedisë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tyre kombëtare.

– Greqia

Gjithashtu, Këshilli preku edhe çështjet midis Turqisë dhe Greqisë.

“Vazhdimi shkeljeve të Greqisë në ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore dhe veprimet e tjera provokuese janë të papranueshme”, thuhet në deklaratë.

“Administratës greke i është bërë gjithashtu thirrje sërish që t’i japë fund aktiviteteve që rrezikojnë jetën e migrantëve të parregullt dhe shkelin të drejtat e njeriut dhe ligjin humanitar”, theksohet më tej.

Këshilli shprehu gjithashtu “mbështetje të fortë” për vizionin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) “për një zgjidhje me dy shtete mbi bazën e barazisë sovrane dhe statusit të barabartë ndërkombëtar”.

– Lufta Rusi-Ukrainë, kriza globale

Në lidhje me luftën e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, Ankaraja bëri thirrje që “të shpallet një armëpushim gjithëpërfshirës”, përpara se lufta “të çojë në më shumë viktima dhe shkatërrime”.

Turqia riafirmoi përpjekjet e saj “për të zgjidhur çështjen që po kthehet në një krizë globale ushqimore me vendosjen e një vullneti të qëndrueshëm”.

“Efektet politike dhe sociale në zgjerim të krizës ekonomike globale, e cila u thellua nga pandemia e koronavirusit dhe konfliktet e mëpasshme në mbarë botën, u vlerësuan në të gjitha dimensionet, si dhe u shqyrtuan masat që duhen marrë për të forcuar vendin tonë në të gjitha fushat kundër kërcënimeve të mundshme që mund të lindin në të ardhmen”, shtoi Këshilli. /aa

Related posts

Turqi: Institucionet po koordinohen dhe dëmet po vlerësohen pas tërmeteve të reja në Hatay

rezart morina

Gjermania do të rifillojë financimin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë

RTI

Abbas takohet me Bin Salman në Xheda

rezart morina