Sipas njoftimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë, përjashtimi nga vizat u miratua për qëllime turistike dhe kalime tranziti me një periudhë maksimale qëndrimi prej 90 ditësh brenda 180 ditëve
Turistët bullgarë nuk do të kenë më nevojë për vizë për të vizituar Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë, përjashtimi nga vizat u miratua për qëllime turistike dhe kalime tranziti me një periudhë maksimale qëndrimi prej 90 ditësh brenda 180 ditëve.
Turqia dhe Bullgaria ndajnë marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore si aleatë të NATO-s.
Diaspora turke në Bullgari gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në promovimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve. /aa