RTV AHIRETI
Lajme

Turqia ndan donacion një milion dollarë për FSK-në

turqia-ndan-donacion-nje-milion-dollare-per-fsk-ne

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Turqisë, e cila ka ndarë rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” deklaroi se Turqia si shtet mik, mbetet njëri nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm për Kosovën.

Maqedonci tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, ka qenë i vazhdueshëm.

“Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake”, vijoi Maqedonci.

The post Turqia ndan donacion një milion dollarë për FSK-në first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mali Everest po bëhet më i gjatë, shkencëtarët zbulojnë arsyen: Sistemi ujor ka pasur…

admin

“Lu’fta në Ga’za duhet të ndalet”, thotë Macron

rezart morina

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris, të angazhuar 30 mijë oficerë policie çdo ditë

admin