RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia ofron ndihmë humanitare për Bosnjë e Hercegovinën pas përmbytjeve

turqia-ofron-ndihme-humanitare-per-bosnje-e-hercegovinen-pas-permbytjeve

Turqia ka shprehur ngushëllime për Bosnjë e Hercegovinën për humbjen e jetëve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, si dhe ka ofruar ndihmë humanitare për këtë vend të Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë tha se vendi është “thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve të shkaktuara nga shirat e dendur dhe rrëshqitjet e dheut” në Bosnjë e Hercegovinë.

“Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e ndihmave humanitare për Bosnjë e Hercegovinën miqësore dhe vëllazërore”, tha ministria turke.

Më tej, ministria theksoi se po bëhen përpjekje për të vlerësuar nevojat dhe për të ofruar ndihma në koordinim me autoritetet lokale.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme, rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në Bosnjë e Hercegovinë.

Related posts

Migrimi zbraz shkollat

rezart morina

Banka Botërore: Kosova e 37-ta në botë për barazi gjinore në biznes dhe ligj

admin

Gjermani, mbështetësit dhe kundërshtarët e energjisë bërthamore mbajtën protesta

admin