RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, mbështetësit dhe kundërshtarët e energjisë bërthamore mbajtën protesta

gjermani,-mbeshtetesit-dhe-kundershtaret-e-energjise-berthamore-mbajten-protesta

Palët mbështetëse dhe kundërshtare të energjisë bërthamore protestuan në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ku do të mbyllen 3 centralet e fundit bërthamore që janë në funksion, transmeton Anadolu.

Në protestën e mbajtur nga shoqata “Nuklearia” në sheshin “18 Marsi” para derës historike Brandenburg në qendër të qytetit, u reagua ndaj mbylljes së centraleve bërthamore.

Protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet “Energjia bërthamore është më e mira”, “Transformimi i energjisë arrihet vetëm me energji bërthamore” dhe “Mosmbyllja e centraleve të energjisë bërthamore është mirë për klimën dhe portofolin”, ndërsa në zonën e protestës u vendos maketi i centralit bërthamor që shkruan “Energji bërthamore? Po të lutem”.

Në fjalimet e mbajtura u theksua se vendet e tjera ndërtojnë centrale të energjisë bërthamore dhe bëjnë investime në këtë fushë dhe po ashtu u mbrojt ideja se Gjermania do të ndërtojë sërish centrale bërthamore në të ardhmen dhe se do t’i bashkohet sërish atyre që kryesojnë në këtë çështje.

Organizata mjedisore “Greenpeace” e cila ndodhej në sheshin “Pariser” në anën tjetër të portës Brandenburg, mbajti protestë kundër energjisë bërthamore.

Anëtarët e “Greenpeaece” njoftuan se janë të kënaqur që sot në Gjermani do të mbyllen 3 centrale bërthamore. Protestuesit vendosën në shesh maketin e një dinozauri gjigant që shtrihej me shpinë në tokë.

Ndërsa mbi dinozaur ndodhet maketi i një personi të kuq me shpatë në dorë dhe mburojë me shkrimin “Energji bërthamore? Jo faleminderit”. Po ashtu në pesën e barkut të dinozaurit ndodhej mbishkrimi “Energjia bërthamore gjermane u mund më 15 prill 2023”.

Qytetarët e pranishëm në shesh pozuan në fotografi para maketit.

Related posts

Grupimi BRICS fton 6 vende të reja për anëtarësim

rezart morina

Pasagjeri tenton t’i japë fund jetës në tualet, avioni bën ulje emergjente në Mbretërinë e Bashkuar

admin

Shpresat zbehen për të mbijetuarit pasi numri i tërmetit në Marok kalon 2800

rezart morina