RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Turqia pengoi përpjekjen e Greqisë për të zhdukur varrezën e periudhës osmane në Thrakinë Perëndimore”

“turqia-pengoi-perpjekjen-e-greqise-per-te-zhdukur-varrezen-e-periudhes-osmane-ne-thrakine-perendimore”

Ndërhyrja e Turqisë pengoi planin e Greqisë për të ndërtuar një fushë futbolli mbi një varrezë muslimane të periudhës osmane në Thrakinë Perëndimore që u shkatërrua në fillim të këtij viti, shpjegoi një zyrtar lokal, raporton Anadolu Agency (AA).

Një varrezë që i përkiste pakicës turke në Horozlu (Petinos), një fshat në rajonin Ksanti të Thrakisë Perëndimore, u shkatërrua nga autoritetet greke më 16 mars.

Autoritetet komunale në Bulustra (Avdira) “po planifikonin të kthenin një pjesë të varrezës në fushë sporti”, tha për AA Mustafa Trampa, myfti i minoritetit turk në Ksanti.

Planet e tyre u prishën kur Ministria e Jashtme turke e mori përsipër këtë çështje, tha ai.

Ankaraja e kishte dënuar ashpër hapin, ndërsa ministria lëshoi një deklaratë më 18 mars duke dënuar shkatërrimin e varrezës dhe duke bërë thirrje që ajo të kthehej “në gjendjen e mëparshme”.

“Pas deklaratës së Turqisë, çështja fitoi rëndësi ndërkombëtare”, tha Trampa, duke shtuar se zyrtarët në Bulustra u detyruan “të tërhiqnin menjëherë vendimin”.

Ai kritikoi autoritetet greke për minimin e përpjekjeve të pakicës turke për të mbrojtur lokacionin historik.

“Greqia po bën gjithçka që mundet për të hequr të gjitha gjurmët e historisë osmane, qofshin ato hamame, xhami, medrese apo varreza, në të gjithë vendin dhe në Thrakinë Perëndimore”, tha Trampa, i cili u bë myftiu i rajonit këtë shtator.

Në deklaratën e saj të marsit për varrezën në Horozlu, Ministria e Jashtme turke e quajti shkatërrimin e saj “akt çnjerëzor”.

“Përpara Greqisë u realizuan demarshe të nevojshme në lidhje me këtë akt çnjerëzor, pasi rezulton të jetë kryer me direktivat e kryetarit të Bashkisë Bulustra (Avdira)”, thuhej në deklaratë.

“Ne presim që autoritetet greke, të cilat iu përgjigjën pozitivisht demarsheve tona, të tregojnë ndjeshmërinë e nevojshme për të përfunduar hetimin sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të rikthyer varrezën në gjendjen e mëparshme”, kishte deklaruar Ministria turke.

Related posts

Takimi për Sirinë do të mbahet në Moskë më 15-16 mars

rezart morina

Medvedev: Do të ndërpresim marrëveshjen e grurit nëse G7 ndalon eksportet në Rusi

admin

Forcat izraelite që nga 7 tetori kanë arrestuar 8.030 persona në Bregun Perëndimor

rezart morina