Zyrtarët turq sot përkujtuan dëshmorët e Betejës së Sarıkamiş-it gjatë Luftës së Parë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra mijëra ushtarë osmanë, të udhëhequr nga Enver Pasha, vdiqën gjatë betejës së Sarıkamiş-it nga dhjetori i vitit 1914 deri në janar 1915, kur ata filluan një sulm pranë qytetit lindor Kars për të çliruar territoret osmane nën pushtimin rus.
“Në 108-vjetorin e Operacionit Sarıkamiş, i përkujtoj dëshmorët tanë me mëshirë dhe mirënjohje”, tha zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın në Twitter.
Në një deklaratë me shkrim, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar po ashtu ka përkujtuar ushtarët e rënë.
“Fakti që ushtarët tanë, zemrat e të cilëve rrihnin me dashurinë për atdheun dhe kombin, në Sarıkamiş në kushte të vështira dimri arritën gradën e dëshmorit, la gjurmë të thella në kujtimet tona”, tha Akar.
“Guximi dhe sakrificat e jashtëzakonshme të bëra nga paraardhësit tanë heroikë gjatë Operacionit Sarıkamiş do të kujtohen me respekt dhe mirënjohje ndër breza dhe kujtimet e dashura për ta do të mbahen të gjalla përgjithmonë”, shtoi ai.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ndau gjithashtu një video në Twitter për të kujtuar ushtarët e rënë.
Ndërkohë, mijëra njerëz në Kars marshuan për të nderuar ushtarët. Një ceremoni përkujtimore që pasoi marshimin u ndoq nga zyrtarë të lartë ushtarakë dhe civilë, duke përfshirë ministrin e Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Kasapoğlu, dhe ministren e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Derya Yanık.
Duke folur në ceremoni, Kasapoğlu tha se Sarıkamiş-i është një shenjë se kombi nuk do të heqë dorë kurrë nga atdheu dhe pavarësia e tij, edhe në kushtet më të vështira.
Ceremoni përkujtimore për dëshmorët u mbajtën edhe në pjesë të tjera të vendit.
Sarıkamış yaramdır,borandır Sarıkamış Sarıkamış ayazdır,destandır Sarıkamış Tam doksan bin ANADIR Sarıkamış… RABBİM ŞEHADETLERİNİ KABUL EYLESİN pic.twitter.com/xXScAzJITu
— Kars İl Kültür ve Turizm Müdürlüğü (@iktm36) January 8, 2023