Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Turqisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se stërvitjet po bëhen me qëllim të shkëmbimit të përvojës ushtarake dhe ndërveprimit me shtetet partnere.
“Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Republikës së Turqisë, qëllimi i të cilit ushtrim është shkëmbimi i përvojës ushtarake dhe ndërveprimi me shtetet partnere. Ushtarakët tanë kanë përfunduar fazën e parë, ndërsa në fazën e dytë parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat Komando Turke”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.