RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite arreston 9 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar

policia-izraelite-arreston-9-palestineze-ne-kudsin-lindor-te-pushtuar

Policia izraelite në deklaratën e saj thekson se në një operacion në koordinim me agjencinë e brendshme të sigurisë Shin-Bet ka arrestuar 9 palestinezë

Policia izraelite njoftoi se ka arrestuar 9 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar me akuzën se janë anëtarë të lëvizjes palestineze Hamas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite në deklaratën e saj thekson se në një operacion në koordinim me agjencinë e brendshme të sigurisë Shin-Bet ka arrestuar 9 palestinezë.

Sipas pretendimeve, ata u arrestuan me akuzën se ishin “përpjekur për të rekrutuar pjesëtarë për Hamasin në Kudsin Lindor”.

Disa u arrestuan në përpjekje për të udhëtuar ndërsa disa të tjerë në shtëpitë e tyre.

“Hetimet e Shin-Bet zbuluan se individët e përmendur ishin në kontakt me udhëheqjen e Hamasit jashtë vendit, duke marrë para nga jashtë për të rekrutuar më shumë njerëz për Hamasin në Kudsin Lindor”, thuhet në deklaratën e policisë izraelite. /aa

Related posts

Çmendet burri në Kosovë, godet me thikë të miturin në Prishtinë

admin

Të paktën 10 të vdekur nga përmbytjet që morën automjete dhe përmbytën shtëpi në kryeqytetin e Kenias

Irfan Jahiu

Ndarja nga jeta e ish-kryeparlamentarit Daci, Albin Kurti mesazh ngushëllimi familjarëve dhe kolegëve: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

admin