RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia promovon fuqizimin e grave dhe lidershipin gjinor në ngjarjen e OKB-së në New York

turqia-promovon-fuqizimin-e-grave-dhe-lidershipin-gjinor-ne-ngjarjen-e-okb-se-ne-new-york

Përfaqësimi më i fortë i grave në pozita udhëheqëse është thelbësor për ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, tha ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale e Turqisë, raporton Anadolu.

Duke folur në seancën e 70-të të Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave (CSW70) në selinë e OKB-së në New York, Mahinur Ozdemir Goktas paraqiti vizionin e Turqisë për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në role vendimmarrëse.

“Ne e konsiderojmë praninë e grave udhëheqëse të domosdoshme për një të ardhme më humane, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse” tha Goktas.

Ajo shtoi se gjatë 24 viteve të fundit, Turqia ka ndjekur politika që synojnë zgjerimin e përfaqësimit të grave në politikë dhe rritjen e ndikimit të tyre brenda institucioneve vendimmarrëse.

“Do të vazhdojmë të ndajmë politikat tona reformuese dhe përvojat kombëtare në çdo platformë dhe të mbështesim pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha fushat e jetës” shtoi ajo.

CSW70, që mbahet më 9-19 mars, është tubimi më i madh vjetor i OKB-së i përkushtuar për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave.

Tema kryesore e këtij viti, “Sigurimi dhe forcimi i aksesit në drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat” fokusohet në pengesat që gratë hasin në sistemet ligjore dhe shqyrton masat për të adresuar pabarazinë ligjore dhe për të mbyllur hendekun e drejtësisë në nivel global.

Related posts

OKB-ja e shqetësuar për arrestimet e studentëve në universitetet amerikane gjatë protestave pro Palestinës

admin

Shefi i OKB-së: Agjencia e OKB-së për palestinezët është shtylla kurrizore e të gjithë përgjigjes humanitare në Gaza

Muhamet Ramadani

Shefi i OKB-së: Lufta me Iranin është “jashtë kontrollit”, bota përballet me rrezikun e një konflikti më të gjerë

RTI