RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Turqia, Suedia dhe Finlanda nënshkruajnë memorandumin mbi anëtarësimin e vendeve nordike në NATO

turqia,-suedia-dhe-finlanda-nenshkruajne-memorandumin-mbi-anetaresimin-e-vendeve-nordike-ne-nato

Türkiye, Finlanda dhe Suedia kanë nënshkruar një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO pas bisedimeve katërpalëshe të zhvilluara në Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, u takuan për të diskutuar çështjen e anëtarësimit në aleancë, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Bisedimet zgjatën pothuajse dy orë.

Stoltenberg njoftoi se “Türkiye, Finlanda dhe Suedia kanë arritur një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO”.

“Aleatët e NATO-s do të marrin vendimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të mërkurën”, u shpreh shefi i NATO-s.

Sipas memorandumit të nënshkruar, Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për YPG/PYD-në, degët e grupit terrorist PKK dhe FETO, si dhe do të refuzojnë terrorizmin në të gjitha format e tij.

Në memorandumi po ashtu theksohet se Finlanda dhe Suedia do të trajtojnë me shpejtësi kërkesat në pritje të Türkiye-s për dëbimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Më tej, Türkiye, Finlanda dhe Suedia konfirmuan se “tani nuk ekziston embargo kombëtare e armëve ndërmjet tyre”.

“Palët do të krijojnë mekanizma bashkëpunimi në të gjitha nivelet e qeverisë, përfshirë në zbatimin e ligjit dhe inteligjencë, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, thotë memorandumi.

Memorandumi thekson se Finlanda dhe Suedia do të hetojnë, si dhe do të ndalojnë çdo financim dhe aktivitet rekrutimi të PKK-së dhe të të gjitha organizatave të tjera terroriste..

Më tej, thuhet se për zbatimin e këtyre hapave, Türkiye, Finlanda dhe Suedia do të krijojnë ‘Mekanizmin e Përhershëm të Përbashkët’.

“Türkiye konfirmon mbështetjen e saj për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe pranon të mbështesë në Madrid ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO”, theksohet në memorandum.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Related posts

“Përballemi çdo ditë me frikën e bombardimeve dhe urinë”- Të krishterët palestinezë presin Pashkën më mes të luftës

admin

Palestinezi në grevë urie për 160 ditë,  transferohet në spital pasi i përkeqësohet shëndeti

admin

89 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 24 orëve, rritet në 33.634 shifra e përgjithshme

rezart morina