Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin danez në Ankara për dhënien e lejes për djegien e Kuranit të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë turke thuhet se Turqia dënon fuqishëm lejimin e aktit provokues ndaj Kuranit dhe se qëndrimi i Danimarkës është “i papranueshëm”.