RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia thërret ambasadorin suedez lidhur me dhënien e lejes për djegien e Kuranit pranë ambasadës turke në Stokholm

turqia-therret-ambasadorin-suedez-lidhur-me-dhenien-e-lejes-per-djegien-e-kuranit-prane-ambasades-turke-ne-stokholm

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin suedez në Ankara, Staffan Herrstrom, lidhur me dhënien e lejes nga Suedia për një akt të planifikuar të djegies së Kuranit pranë ambasadës turke në Stokholm, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve diplomatike, ambasadorit Herrstrom iu përcoll se Turqia “dënon fuqishëm këtë akt provokues, që në mënyrë të qartë është një krim i urrejtjes, se qëndrimi i Suedisë është i papranueshëm, se Ankaraja pret që akti të mos lejohet dhe se fyerjet ndaj vlerave të shenjta nuk mund të mbrohen nën maskën e të drejtave demokratike”.

Burimet theksuan se Turqia paralajmëron Suedinë se lejimi i aktiviteteve propagandistike, të cilat qarqet e lidhura me PKK-në po përgatiten t’i kryejnë në Stokholm gjatë ditës së nesërme, është “shkelje e qartë” e marrëveshjes trepalëshe.

Sipas policisë së Stokholmit, Rasmur Paludan-it, lider i partisë daneze të ekstremit të djathtë ‘Stram Kurs’, iu dha leje për të djegur Kuranin jashtë ambasadës turke në Stokholm.

Ndërkohë, ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, shprehu shqetësim se demonstrata rrezikon të vonojë më tej ratifikimin e Turqisë për aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO. Megjithatë, ai tha se do të ishte “shumë e papërshtatshme” që ai të apelonte që një person të mos lejohet të mbajë një demonstratë.

Suedia dhe Finlanda në muajin maj aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, një vendim i shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Por Turqia shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë, madje edhe mbështesin grupet terroriste, përfshirë PKK-në dhe FETO-n.

Qershorin e vitit të kaluar, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke i hapur rrugën anëtarësimit të tyre në aleancë.

Related posts

“S’do të përfshihemi në luftë me Iranin” – Starmer: Nuk mund të lejojmë që konflikti në Lindjen e Mesme të bëhet një fat i papritur për Putinin

admin

Luftanija e Marinës Mbretërore sekuestron kokainë me vlerë 160 milionë paund, detajet nga operacioni kompleks i kapjes së nëndetëses së trafikantëve

admin

Autobusi i aksidentuar në Vragoli po barte nxënës nga Presheva

Muhamet Ramadani