RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia thërret përsëri të dërguarin danez lidhur me përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit

turqia-therret-perseri-te-derguarin-danez-lidhur-me-perdhosjen-e-vazhdueshme-te-kuranit

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka thirrur përsëri të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Danimarkës në Ankara për shkak të përdhosjes së vazhdueshme të Kuranit, raporton Anadolu.

“I ngarkuari me punë i Ambasadës së Danimarkës në Ankara është thirrur edhe një herë në ministrinë tonë pas përsëritjes së këtij sulmi të neveritshëm sot”, thanë burime diplomatike turke, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Burimet po ashtu thanë se Turqia dënoi dhe protestoi ashpër këto veprime dhe u kërkoi edhe një herë autoriteteve daneze që të ndërmarrin hapat e nevojshme për të parandaluar incidentet e tilla në të ardhmen.

Kjo masë vjen pas djegies së Kuranit para ambasadës turke në Kopenhagë për të dytën ditë radhazi.

Dje, Turqia gjithashtu thirri të dërguarit e Danimarkës dhe Holandës për shkak të përdhosjes së vazhdueshme të Kuranit.

Muajve të fundit, figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore vazhdimisht kanë kryer djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për përdhosjen e librit të shenjtë musliman, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe bota.

Related posts

Rritet në mbi 15.200 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Gjermania ka rreth 3.5 milionë refugjatë, DW: Ja pse 80.5% e tyre s’mund të dëbohen! Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt

admin

“Shtetet të sfidojnë Izraelin!”-Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut: T’i jepet përparësi absolute ndalimit të luftës në Gaza

admin