RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia thotë se dërgesa e parë e grurit ukrainas pritet të arrijë në Stamboll “pas mesnate”

turqia-thote-se-dergesa-e-pare-e-grurit-ukrainas-pritet-te-arrije-ne-stamboll-“pas-mesnate”

Turqia tha se anija e parë që transporton grurë ukrainas sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për heqjen e bllokadës detare të Moskës në Detin e Zi, pritet që të arrijë në Stamboll “pas mesnate”.

Anija transportuese, Razoni, që është e regjistruar në Sierra Leone, u largua nga porti i Odesës mëngjesin e 1 gushtit.

Razoni cila po transporton “mbi 26.000 tonë metrikë” misër.

Anija pritej që të arrinte më herët, por sipas raportimeve, ajo kishte përparuar shumë ngadalë në ujërat e Ukrainës për shkak të minave të mundshme, por më pas ishte në gjendje të rriste shpejtësinë, tha faqja e internetit Marine Traffic.

Inspektimi i drithit do të bëhet nga një qendër e posaçme e përbashkët koordinimi, e përbërë nga zyrtarë civilë dhe ushtarakë nga Ukraina dhe Rusia, si dhe delegatë nga Turqia dhe OKB-ja.

Në përputhje me procedurën që palët kanë rënë dakord, inspektimet nuk do të bëhen në vetë portin e Stambollit, por në det, në grykëderdhjen e Bosforit.

Mediat janë paralajmëruar të qëndrojnë larg anijes.

Një zyrtar i lartë turk i tha Reuters më 2 gusht se Ankaraja pret që afërsisht një anije me drithë të largohet çdo ditë nga portet ukrainase për aq kohë sa ekziston marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Largimi i Razonit u përshëndet nga komuniteti ndërkombëtar.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha vonë më 1 gusht se ishte shumë herët “për të festuar”.

“Në këtë kohë, është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim dhe për të bërë ndonjë parashikim”, tha Zelenskiy. “Le të presim dhe të shohim se si funksionon marrëveshja dhe nëse siguria do të jetë vërtet e garantuar”.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, eksportet e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi do të rikthehen në nivelet e para luftës, prej rreth 5 milionë tonë në muaj.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por pushtimi i vendit nga Rusia dhe bllokada e saj detare e porteve të Ukrainës kanë ndaluar dërgesat. /rel

Related posts

Vdiq gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

admin

Ukraina kërkon 300 miliardë dollarë dëmshpërblime lufte nga Rusia

admin

Ne paralajmëruam SHBA-në për zgjerimin e konfliktit thotë Hamasi

rezart morina