RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani në BBC: Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzim në Kosovë

presidentja-osmani-ne-bbc:-serbia-po-ndihmohet-nga-rusia-per-pershkallezim-ne-kosove

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë intervistë për BBC-në, ku ka folur për tensionet në veri të vendit.

Ajo ka thënë se Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzimin e situatës në Kosovë

“Tensionet për përshkallëzohen. Megjithatë, ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe e nxitu nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti”, tha ajo.

“Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ara janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara”, shtoi ajo.

E para e vendit ka thënë se edhe nëpërmjet reciprocitetit të aplikuar po respektohen marrëveshjet e arritura ndërmjet dy palëve në Bruksel.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova është pala konstruktive në dialog dhe se nuk është larguar asnjëherë nga dialogu.

E pyetur nëse Kosova rrezikon të kthehet në një Ukrainë të dytë, presidentja Osmani ka thënë se po sigurohen që të mos ndodh një skenar i këtillë.

Related posts

Myftiu Tërnava mesazh për Ramazanin

Muhamet Ramadani

Diplomatë të lartë nga Turqia, Arabia Saudite, Egjipti dhe Pakistani takohen në Islamabad

Kushtrim Guraj

Nga dënimet për përdhunimet gjatë luftës, te dhuna me bazë gjinore dhe…! Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën?

admin