RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Turqia trajnon FSK-në për automjetet luftarake Vuran

turqia-trajnon-fsk-ne-per-automjetet-luftarake-vuran

Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkë me KFOR-in turk, janë duke mbajtur trajnime për vozitjen në terrene të vështira me mjetet luftarake të tipit “Vuran”.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të FSK-së.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrin turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurtë dhe efikasë të automjeteve luftarake Vuran.

Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërin dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s.”

Related posts

Mediat ruse minimizojnë kërcënimin ndaj shqiptarëve të Kosovës para ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999

admin

Austria kundër zgjerimit të marrëveshjes së Shengenit

admin

Sot votohet për largimin e kryetarëve në veri

rezart morina