Ministria e Jashtme e Turqisë uroi kryeministrin e Holandës, Mark Rutte për emërimin si Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se është përgëzuar kryeministri holandez, Rutte i cili me miratimin e të gjithë aleatëve është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
“Shprehim falënderimet tona për Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg i cili ka treguar udhëheqje të suksesshme që kur mori detyrën në vitin 2014”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratën e NATO-s u njoftua se ishte vendosur që Rutte të emërohej Sekretari i ri i Përgjithshëm.
Kryeministri holandez Rutte do të marrë detyrën në dorëzim nga Jens Stoltenberg më 1 tetor.