Kreu i fondacionit, i cili është i lidhur me Drejtorinë e Çështjeve Fetare të Turqisë tha se vendi do të vazhdojë të jetë edhe më tej më i mëshirshmi
Turqia, sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare, gjithmonë ka qenë një vend që ofron ndihmën më të madhe humanitare në botë, deklaroi Izani Turan, menaxheri i përgjithshëm i Fondacionit Turkiye Diyanet (TDV), raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i fondacionit, i cili është i lidhur me Drejtorinë e Çështjeve Fetare të Turqisë tha se vendi do të vazhdojë të jetë edhe më tej më i mëshirshmi.
Sipas raportit të fundit të Nismës Zhvillimore (DI) një organizatë globale me seli në Britaninë e Madhe që përdor fuqinë e të dhënave dhe dëshmive për t’i dhënë fund varfërisë, ulur pabarazinë dhe për të rritur rezistencën, Turqia shpenzoi 5.59 miliardë dollarë për ndihma humanitare vitin e kaluar ose 0.86 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Turqia ndau pjesën më të madhe të PBB-së midis të gjithë donatorëve të ndihmës, e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (0.21 për qind), Luksemburgu (0.18 për qind), Suedia (0.16 për qind) dhe Norvegjia (0.15 për qind).
“Ky sukses padyshim u arrit nga besimi i popullit turk në shtetin dhe organizatat joqeveritare”, tha Turan për AA.
Turqia vitet e fundit është fokusuar në rajonet e varfra dhe ka ofruar ndihmë humanitare në formën e ushqimit, ndërtimin e objekteve arsimore dhe sigurimin e materialeve dhe akomodimit.
Në provincën veriore të Sirisë, Idlib, ky shtet ka ndërtuar rreth 100 mijë shtëpi me briket ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka vendosur një objektiv të ri prej 250 mijë njësive banimi.
Turqia ka pranuar rreth 4 milionë refugjatë, duke i siguruar mbrojtje më shumë refugjatëve se çdo vend tjetër në botë. Rreth 3.75 milionë sirianë janë nën mbrojtje të përkohshme në Turqi.
Vendi jep gjithashtu ndihma humanitare në Afrikë dhe Azi, duke përfshirë operacione mjekësore dhe mbështetje në bujqësi.
Ndërkohë, SHBA-ja në bazë të vlerës ka dhanë shumën më të madhe të ndihmës humanitare në vitin 2021 me 9.77 miliardë dollarë ose 0.04 për qind të PBB-së së saj, e ndjekur nga Turqia, Gjermania (3.17 miliardë dollarë), Britania e Madhe (1.6 miliardë dollarë) dhe Japonia (1.2 miliardë dollarë).
Sipas raportit të Nismës zhvillimore, bazuar në vlerën e ofrimit të ndihmës humanitare, Turqia u rendit e treta në 2013, 2014 dhe 2015, e dyta në 2016 dhe 2020 dhe e para në 2017, 2018 dhe 2019.
Vitin e kaluar, Jemeni ishte vendi që ka marrë më shumë ndihma humanitare me 2.73 miliardë dollarë, ndjekur nga Siria (2.14 miliardë dollarë), Afganistani (1.76 miliardë dollarë), Etiopia (1.56 miliardë dollarë) dhe Sudani i Jugut (1.29 miliardë dollarë).
Duke thënë se TDV është një nga hallkat më të rëndësishme në zinxhirin e ndihmave humanitare në Turqia, Turan theksoi se fondacioni është aktiv në 149 vende ku ofron mbështetje në formën e ushqimit, akomodimit, edukimit dhe mbështetjes sociale.
Me më shumë se 1.000 degë dhe 31.385 vullnetarë, fondacioni këtë vit ofroi ndihmë të jashtëzakonshme gjatë Ramazanit.
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fondacioni mblodhi 139 milionë lira turke (7.8 milionë dollarë) dhe siguroi ushqim dhe veshmbathje për 2.15 milionë njerëz në Turqi dhe vende të huaja, shtoi ai.
Falë donacioneve, në festën e Kurban Bajramit, fondacioni siguroi mish kurbani për pothuajse 22 milionë njerëz në mbarë botën, tha Turan.
Ai shtoi se Fondacioni ka ofruar ndihmë financiare për rajonet e krizës si Siria (21.5 milionë dollarë), Palestina (13.34 milionë dollarë), Jemeni (2.37 milionë dollarë), Rakhine në Mianmar (2.22 milionë dollarë), Sudani (2.1 milionë dollarë), Libani ( 448.500 dollarë) dhe Indonezia (325.048 dollarë).
Në Siri fondacioni planifikon të ndërtojë 14.673 shtëpi briketash ndërsa deri më sot ka përfunduar 6.214 prej tyre.
Raporti i Nismës Zhvillimore tha se momentalisht 306 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në mbarë botën.
Vitin e kaluar ndihma nga të gjitha vendet arriti në 31.3 miliardë dollarë, në krahasim me 30.6 miliardë dollarë në vitin 2020, thuhet në raport. /aa