Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të ndalur “shtypjen në Gaza dhe ngacmimet në Kuds” nga Izraeli, raporton Anadolu.
“Ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion, pa asnjë përjashtim, për të ndaluar shtypjen në Gaza dhe ngacmimet në Kuds”, tha Erdoğan në një tubim në provincën perëndimore turke Balıkesir.
Ai shtoi se Turqia po punon për të siguruar veprime kolektive nga vendet muslimane në mbarë botën kundër shtypjes në Gaza.
Lufta e Turqisë kundër terrorizmit
Në lidhje me përpjekjet kundër terrorizmit, Erdoğan tha se Ankaraja do të nisë operacione të reja për të prishur dhe çmontuar përpjekjet për të krijuar një shtet terrorist përtej kufirit të saj jugor me Sirinë veriore.
“Me operacione të reja, ne do të vazhdojmë të prishim dhe çmontojmë projektin e krijimit të një Terroristani duke rrethuar vendin tonë nga kufijtë jugorë”. tha ai.