RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ilir Peci arrin në Boletin për betim si kryetar i Zveçanit

ilir-peci-arrin-ne-boletin-per-betim-si-kryetar-i-zvecanit

Ilir Peci dhe disa asamblistë kanë arritur në shkollën “Isa Boletini”, në Boletin ku do të bëhet edhe betimi i Pecit për ta drejtuar Komunën e Zveçanit.

Betimi i kryetarit do të bëhet në orën 10:00, raporton teve1.info

Peci ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 23 prillit. Përveç Pecit, betimin sot do ta kryejnë edhe Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Lulzim Hetemi në Leposaviq.

Ekipi i Tëvë1 është duke e përcjellur betimin nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, në oborrin e shkollës “Isa Boletini”, ndodhen edhe Policia e Kosovës.

Related posts

Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngreh dyshime për manipulim të provave brenda SHKK-së

admin

Ish-peshkopi australian u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj tre të rinjve aborigjenë

Kushtrim Guraj

Therje me thikë në Gjilan, vdes një person

admin