RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

U caktohen nga 48 orë paraburgim gjashtë anëtarëve të PSD-së

u-caktohen-nga-48-ore-paraburgim-gjashte-anetareve-te-psd-se

Prokuroria ua ka caktuar masën e paraburgimit gjashtë anëtarëve të Partisë Socialdemokrate, të cilët u arrestuan sot gjatë protestës ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

PSD-ja në një postim në Facebook ka shkruar se ajo u izolua që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale, duke theksuar se lufta e saj për imazh, është e humbur.

“Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçës dhe Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë. Për ne ky vendim është politik dhe i padrejtë. Kështu po provohet ta ndalin zërin opozitar, ta relativizojnë padrejtësinë e Gjykatës Speciale”, thuhet në postim.

Related posts

OKB: Një e katërta e popullsisë së Gazës është nën pasiguri ushqimore katastrofike

rezart morina

Britani, punonjësit e hekurudhave dhe metrosë në grevë

admin

10 të vdekur, përfshirë 5 fëmijë, nga zjarri në një ndërtesë banimi në Francë

admin