RTV AHIRETI
Uncategorized

U gjet trupi i pajetë i vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss në Zvicër

u-gjet-trupi-i-pajete-i-vogelushit-shqiptar-te-zhdukur-ne-lumin-reuss-ne-zvicer

Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi.

Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.

Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone.

Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg.

Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë. Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar.

Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.





Related posts

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan të Fierit

Kushtrim Guraj

FSK-ja largon 91 predha me rreth 819 kilogramë lëndë shpërthyese në Shtitaricë të Vushtrrisë

Kushtrim Guraj

Agjencitë e OKB-së: Nxehtësia ekstreme po i çon sistemet globale ushqimore në prag të shkatërrimit

Kushtrim Guraj