Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi një ortek goditi një ekip alpinistësh në Himalajet indiane, shkruan BBC.
34 praktikantë dhe shtatë instruktorë u goditën teksa zbrisnin nga një majë në shtetin verior të Uttarakhand. Grupi përbëhej nga praktikantë nga Instituti i Alpinizmit Nehru aty pranë.
Ai tha se ata ishin duke u kthyer nga mali Draupadi Danda-2 (5,670 m) kur u goditën nga orteku. Përpjekjet e kërkimit u ndërprenë gjatë natës për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, por rifilluan të mërkurën.
Shefi i policisë së Uttarakhand, Ashok Kumar, tha se ekipet e shpëtimit mund të rifillonin operacionet.
“Deri më tani janë gjetur gjithsej 10 trupa,” tha ai.
“Jam shumë i prekur nga humbja e jetëve të çmuara për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka goditur alpinistët nga Instituti i Alpinizmit Nehru në Uttarkashi”, shkroi në një mesazh në Twitter, ministri i jashtëm Rajnath Singh. /abcnews
A massive avalanche swallows Uttarakhand, India
This video shows a horrifying avalanche in which 10 people lost their lives and 11 people disappeared. #india #uttarakhand #disaster #anews pic.twitter.com/H15vHJ7vFn
— ANews (@anews) October 4, 2022