Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë u mbajtën garat tashmë tradicionale të njohurive fetare me nxënësit nga e gjithë Kosova.
Mbi 90 garues iu bashkuan kësaj gare për njohurit e tyre në Kuran, akaid, fikh dhe histori islame, ndërsa në fund fitues të kësaj gare u shpallën nxënësit nga Prizreni, në vendin e dytë u renditen nxënësit nga Fushë Kosova dhe në vendin e tretë nxënësit nga Prishtina.
Për nxënësit këto gara janë të rëndësishme dhe shprehen se për to janë përgatitur tash e disa kohë.
Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, tha se për Bashkësinë Islame të Kosovës, çështja e mësim-besimit është prioritet kryesor dhe jo vetëm, për këtë arsye një gjë e tillë është masivizuar në të gjithë Kosovën.
Drejtori i Medresesë, Fadil Hasani, tha se ndjehet i lumtur që po sheh sot fëmijë të interesuar dhe të përgatitur në çështjet fetare islame.
Gara e njohurive të përgjithshme fetare organizohet tash e 11 vjet, ku të rinj nga gjithë vendi marrin pjesë në këto gara. Përveç aspektit garues, ky organizim ka për qëllim që të nxisë të rinjtë të rrisin njohurit fetare nga fushat kryesisht islame.